Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai është shprehur se në kohën sa ishte në paraburgimin, mbështetja e popullit për të ka qenë e pazëvendësueshme.
“Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!”, thotë Haradinaj.
Postimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!
Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj