2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rritja vjetore e çmimit të bukës, ja ku pozicionohet Kosova

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit dhe lufta Rusi – Ukrainë.

Buka në Kosovë pësoi rritje vjetore prej 39 për qind (50 centë), për shkak të inflacionit që ka përfshirë botën, sipas kësaj Kosova radhitet e dyta për nga rritja e çmimit të bukës brenda vitit.

Kjo u bë e ditur në një infografikë të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, të dhëna të cilat janë mbledhur nga entet statistikore dhe shoqatat e furrave në Ballkanin Perëndimor.

Shteti që ka shtrejntuar më së shumti bukën e bardhë brenda një viti është Mali i Zi, me 50 për qind, shtet ky që mban çmimin më të lartë të bukës, 50 centë.

Shqipëria është shteti që e ka shtrejntuar më së paku këtë produkt esencial ushqimor, me vetëm 20 për qind.

Për kah çmimi i bukës, Kosova qëndron e parafundit, me 50 centë për copë. Buka më së liri në rajon po shitet në Serbi, sipas infografikës, ku një sosh kushton 42 centë.

Çmimet më të larta të bukës në Ballkanin Perëndimor mbajnë shtetet si vijojnë: Maqedonia e Veriut – 81 centë, Bosnja dhe Hercegovina – 79 centë dhe Mali i Zi – 75 centë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img