4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu: Fytyrat e burrave me mjekrra dhe gratë me shamia, nuk i kanë dhënë diçka këtij kombi, mua më rënduan jetën

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka shkruar në lidhje me reagimet e shumta që u bën në rrjet për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla. 

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kryeziu shkruan se burrat me mjekrra dhe gratë e mbuluara me shami, nuk i kanë sjell asgjë kombit.

Kryeziu thotë se këto janë kanë bërë jetën më të rëndë, teksa cek se lirinë nga vetvetja ja kanë vështirësuar.

Nuk mund të angazhohesh për liri e të drejta, duke krijuar norma të nënshtrimit dhe abuzimit me të drejtat” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tij. 

Postimi i plotë:

Në fushatën e nënshtrimit, nëpër rrjete sociale po flitet shumë për të drejtat, liritë dhe arritjet!

Fytyrat e burrave me mjekrra e çallme sikurse edhe të grave me shamia, po portretizohen si modele besimi, modele të të drejtave dhe lirive të njeriut, modele të shkencës, të emancipimit dhe zhvillimit kombëtar. Por, vërtetë mua nuk po më kujtohet ndonjë ose asnjë, që me shami e çallme t’i ketë dhënë diçka këtij kombi, përveç disa xhamive, zakoneve që kanë shtyp e shkelë deri në palcë gjysmën e shoqërisë, dhe disa mbishkrimeve arabe në gur varresh.

Vërtetë, nuk më kujtohet asgjë nga këto të mira as për kombin dhe as për të drejtat e mia qytetare, veç se ma kanë ba jetën më të rëndë e lirinë nga vetvetja shumë më të vështirë. Më kanë ba hisedarë në vuajtjet, nënshtrimin e abuzimin që ua kemi ba të drejtave të nënave, motrave, grave e vajzave tona.

Nuk mund të angazhohesh për liri e të drejta, duke krijuar norma të nënshtrimit dhe abuzimit me të drejtat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img