4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Falet nënpresidenti i Samsungut – shteti ka nevojë për eksperiencën e tij

Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol gjatë së premtes ka falur nënpresidentin e Samsung Electronics, Jay Y.Lee, ku ministri i drejtësisë tha se udhëheqësi i biznesit është i nevojshëm për të ndihmuar në kalimin e “krizës ekonomike kombëtare”, raporton Reuters.

Falja është kryesisht simbolike, me Lee i cili tani është në liri me kusht pasi kreu 18 muaj burg për ryshfet, një skandal që çoi në protesta masive dhe që në vitin 2017 rrëzoi presidentin e atëhershëm Park Geun-hye.

Megjithatë, analistët thanë se falja duhet të nënkuptojë se Lee do të jetë në gjendje që të kryejë aktivitet e biznesit me më pak kufizime ligjore, dhe mund të paralajmërojë disa investime të mëdha nga Samsung, prodhuesi më i madh në botë për telefona të mençur dhe çipave të memories.

“Me nevojën urgjente për tejkalimin e krizës ekonomike kombëtare, ne me kujdes kemi zgjedhur për t’i falur disa lider ekomomik të cilët udhëheqin motorin e rritjes kombëtare përmes investimeve aktive në teknologji dhe krijimit të vendeve të punës”, bëri të ditur në një konferencë Han Dong Hoon, Ministër i Drejtësisë.

Koreja e Jugut, ekonomia e katërt më e madhe në Azi, e cila varet nga teknologjia dhe eksporti po përballet me rritjen e inflacionit, dobësimin e kërkesës dhe ngadalësimin e shpenzimit.

Lee, një trashëgimtar i familjes themeluese të Samsung, e mirëpriti vendimin dhe u zotua që do të punojë shumë për ekonominë kombëtare duke bërë “investime të vazhdueshme” dhe duke “krijuar vende të reja të punës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img