1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mal të zi: 34-vjeçari vret 11 persona dhe gjashtë të tjerë mbesin të lënduar, vritet edhe autori i sulmit

Një tragjedi ka ndodhur të premten në Cetinje në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë.

Në këtë tragjedi që ndodhi në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, të vrarë mbetën 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë malazeze.

Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë, raporton TVCG.

Po ashtu, në Qendrën Emergjente presin edhe një të lënduar nga Cetinja.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente tha për TVCG se një burrë është pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësojmë se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img