Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, si dhe miqësinë e vazhdueshme. Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dy shteteve.
Ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.
Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Gomes suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës.
Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta.