7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pelosi: Kina do të më sanksionojë për Tajvanin? Hah, kujt i intereson?

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Kinën të normalizojë një nivel të ri presioni ndaj Tajvanit, të cilin e konfirmoi me disa ditë stërvitje ushtarake pas vizitës së saj në ishullin e pretenduar nga Pekini.

“Ajo që kemi parë me Kinën është se ata po përpiqen ta krijojnë një lloj normaliteti të ri dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha Pelosi në një konferencë shtypi me katër anëtarë të tjerë të Dhomës që e shoqëruan në udhëtimin në Azi.

Kina tha dje se kishte “përfunduar detyra të ndryshme” rreth Tajvanit, por do të vazhdonte patrullimet e rregullta. Kjo mund të nënkuptojë se disa ditë lojërash luftarake kanë marrë fund, pasi Pekini vazhdon të ushtrojë presion mbi ishullin vetëqeverisës.

“Sanksionet kineze kundër meje? Kujt i intereson”

I zemëruar nga vizita e javës së kaluar nga Pelosi, një kritike e zëshme e Kinës, Pekini zgjati stërvitjet më të mëdha ndonjëherë rreth Tajvanit që fillimisht ishin planifikuar të zgjasnin katër ditë.

“Ne shkuam atje për ta lavdëruar Tajvanin. Ne shkuam atje për të treguar miqësinë tonë, për të thënë se Kina nuk mund ta izolojë Tajvanin”, tha Pelosi.

Ajo qeshi kur u pyet për njoftimin e Kinës se do të merrte masa sanksionuese kundër saj dhe familjes së saj. “Kujt i intereson?” ka thënë Pelosi. “Kjo është dytësore për mua, nuk ka fare rëndësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img