9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sensacionale: Kessie mund të rikthehet në Milan që në këtë javë

Milan ende janë duke kërkuar zëvendësim për Frank Kessie, por lajmi i jashtëzakonshëm është se ai dhe Andreas Christen kanë një klauzolë në kontratën me Barcelonën që i lejon ata të kthehen në skuadrat respektive,  nëse nuk regjistrohen për të luajtur të katalunasit këtë vikend. 

Mesfushori kishte refuzuar që të nënshkruante një kontratë të re me skuadrën nga San Siro dhe ishte lojtar i lirë për të nënshkruar këtë verë me Barcelonën.

Megjithatë, Blaugrana vazhdon të këtë probleme serioze financiare që do të thotë se ata nëse ata nuk janë në gjendje që t’i regjistrojnë këta dy lojtarë për të luajtur në vikend, atëherë janë të lirë të largohen për shkak se Barcelona nuk mund të regjistrojë lojtarë derisa ta bënë barazimin e financave të klubit. 

Sipas ESPN, transmeton Gazeta Express, lajmi sensacional vjen për shkak se në kontratat edhe të Kessie edhe të ish mbrojtësit të Chelsea ka një klauzolë që i lejon ata të largohen të lirë nëse Barcelona nuk arrin që t’i regjistrojë ata për ndeshjen e parë të sezonit. 

Kjo ndeshje është në ditën e shtunë ku Barça luan kundër Raya Vellecanos, kështu që koha është shumë e shkurtër, dy ditë pune më saktësisht. 

Derisa Milan vazhdon të kërkojë zëvendësim për Kessie, është e mundshme që ai të kthehet dhe të nënshkruajë kontratë luksoze që ai e kishte refuzuar më parë.

Si rrjedhojë, paga që supozohej ta merrte në Barcelonë e që është shumë e njëjtë me propozimin e pagës që e merrte në Milan mund të realizohet. Dallimi i vetëm është se Milan nuk do të paguajë para shtesë për agjentin e tij. 

Kurse sa i përket Christensen, ish mbrojtësi i Chelsea preferon të kalojë në Itali, te Interi apo Milani – nëse nuk do të qëndrojë në Barcelonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img