Bernard Berisha do ta vazhdojë karrierën në Rusi.
Futbollisti kosovar në fakt ka njoftuar sot se e ka vazhduar kontratën me skuadrën ruse, Akhmat Grozny.
Mesfushori ofanziv i krahut të majtë e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka bërë të ditur vazhdimin e bashkëpunimit me ekipin aktual deri në vitin 2025.
“Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndrojë tek Akhmat Groznuy deri në vitin 2025”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar.
Futbollisti pejan është pjesë e Akhmatit që nga viti 2017, të cilit i ishte bashkuar nga Anzhi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ai është kapiten i Akhmatit dhe njëri prej futbollistëve kryesorë të tij.
Ditë më parë, 30 vjeçari u akuzua për një skandal pasi e publikoi një foto të vitit të kaluar, ku shihej së bashku me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit në kontribuues direkt në tentim-pushtimin rus të Ukrainës.
Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.
Berisha u arsyetua se këtë foto e publikoi duke e paralajmëruar vazhdimin e kontratës me klubin rus.