6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Edhe në Tiranë u kërkua lirimi i Haradinajt

Në kohën kur politika e Kosovës nuk gjeti gjuhën për të mirtatuar një rezolutë të përbashkët për dënimin e arrestimit të Ramush Haradinajt, qindra të rinj shqiptar, ashtu si dhe mijëra shqiptarë kudo në botë, janë mbledhur për të protestuar përpara Ambasadës franceze në Tiranë duke kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Arrestimi i Haradinajt tregoi dhe njëherë se politika është në një zë kur flitet për çështjet kombëtare. Ishin drejtuesit e forumeve rinore të të gjithë partive në vend, të cilët u bashkuan me dhjetra të rinj të tjerë për të protestuar përpara ambasadës franceze.

“Ramushi është heroi i të gjithë shqiptarëve, heroi i të rinjve, heroi i shqiptarëcve në cdo cepë të globit”, tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

“Ne do të jemi këtu, do të jemi edhe në ditët në vazhdim për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij”, u shpreh Floida Kërpaçi, kryetarja e LRI-së.

“Është në traditën e shqiptarëve që të bashkohemi sa herë që diçka na prek, na cënon ne si komb, dhe dinjitetin tonë si komb”, tha Eljo Hyska, kreu i FRESSH.

“Është një ogur i mirë për të rinjtë shqiptarë që të rinjtë shqiptarë arrijnë të bëhen bashkë për kauza kaq madhore”, tha Albano Idrizi, kreu i KPR, PDIU./Tch

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img