-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së: Vetëm koalicioni “PLAS” dëshiron rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka reaguar pas deklaratave të Listës Serbe se dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë.

Batusha përmes një shënimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti është e vetmja që është formuar pa votat e Listës Serbe.

“Qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kryeministrit Albin Kurti, është e vetmja qeveri që është formuar pa votat e Listës serbe, pa koalicion me ta dhe nuk varemi asesi dhe asnjëherë nga ata. Kjo ka bërë që Qeveria të jetë më stabile, e pa shantazhueshme nga kërcënimet e Beogradit”.

Sipas tij për këtë arsye Lista Serbe ka humbur fuqinë politike që kanë pasur brenda institucioneve të Kosovës.

“Në anën tjetër mos përfshirja në koalicion apo marrëveshje ka bërë që LS të humb fuqinë politike që ka pasur brenda institucioneve të Republikës”, shkruan ai.

Batusha ka thënë se i vetmi koalicion që dëshiron rrëzimin e qeverisë është ai mes PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe.

“I vetmi koalicion aktual është PLAS (PDK, LDK, AAK dhe LS) për rrëzimin e qeverisë legjitime të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Dëshirë kanë, ndoshta edhe ëndërr, por janë larg të bërit realitet”, përfundoi Agon Batusha.

Ditëve të fundit deputetë të partive opozitare kanë paralajmëruar mundësinë e rrëzimit të qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img