4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Beqa përmend shkarkimin e qeverisë, Sadiku e LVV-së i thotë “flejë zbath”

Për herë të fundit si drejtor i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjatë ditës së sotme, është shqyrtuar raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar gjatë vitit 2021. Vonesa në pagesa të faturave dhe vazhdim i mandatit të anëtarëve të bordit në kundërshtim me ligjin, janë vetëm disa nga shkeljet që janë evidentuar nga auditori. Ndërkaq, Krasniqi ka deklaruar se Kosova është në krizë për staf shëndetësor.

Derisa është kritikuar puna e bordit të këtij institucioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka përmendur mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

“Sot nëse vjen votëbesimi i qeverisë Kurti, bashkë me ministrin Latifi dhe të gjithë vartësit e tij dhe bordin e ShSKUK-së, me kënaqësi do të kisha votuar për shkarkimin e tyre. Sepse konsideroj që janë duke bërë një dëm për vendin… Dhe jam optimist që këtë kënaqësi do ta kem shumë shpejt…

Kështu ka deklaruar Beqa derisa janë shqyrtuar shkeljet që janë gjetur në raportin e auditimit për pasqyrat financiare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të vitit 2021, ku mes tjerash është përmendur shkelja e ligjit nga bordi aktual, i cili ia ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme kontratën një anëtari të bordit.

Në prezantimin e këtij raporti, deputeti Rashit Qalaj theksoi se ka pasur vonesa në pagesa të faturave dhe vazhdim të mandatit në kundërshtim me ligjin.

“Mungesë e raporteve të pranimit të mallit të përgatitur nga menaxherët e kontratave, te kontratat me vlerë prej 7 milionë e 864 e 454 euro. Vonesa nga tetë ditë deri në gjashtë muaj në pagesën e faturave në vlerë prej dy milionë e 448 mijë e 184 euro. Dhe vazhdim i kontratës së punës për anëtarin e shtatë të bordit drejtues-drejtorit financiar, ekspertin e ekonomisë në mungesë të konkursit publik”, ka njoftuar Qalaj.

Po ashtu deputetë të komisionit kanë përmendur edhe numrin e madh të ikjeve jashtë vendit të punëtorëve shëndetësorë. Për çka, Krasniqi shtoi se që nga viti 2019 nuk ka asnjë rritje të numrit të stafit shëndetësor.

“Nga viti 2019, që katër vjet në nivel të ShSKUK-së, numri i të punësuarve nuk është rritur për asnjë punëtor. 7438 i kemi në sistem në vitin 2019, njësoj në vitin 2020, njësoj në 2021, njësoj në vitin 2022. Madje, qarkorja e parë buxhetore për vitin 2023 parasheh numër të njëjtë të stafit në nivel të ShSKUK-së. ShSKUK përballet para një krize serioze për sa i përket mungesës së stafit shëndetësorë”, ka deklaruar ai.

Derisa u diskutua për ikjen e mjekëve jashtë vendit, Krasniqi gjatë së martës u shpreh se vetëm gjatë katër muajve të fundit kanë ikur jashtë vendit katër pediatër.

“Na duhet urgjentisht që të bëjmë diçka që punëtorët shëndetësor t’i motivojmë, t’i mbajmë në institucionet tona publike. Kemi spitale të përgjithshme të cilat rrezikohet mbyllja e reparteve të caktuara në ato spitale. Vetëm në këtë kohën e fundit nga Klinika e Pediatrisë janë larguar së paku katër pediatre dhe jo të sapo diplomuar, por me përvojë pune”, ka shtuar ai.

Gjatë ditës, është bërë e ditur se bordi drejtues i ShSKUK-së ka miratuar dorëheqjen e Valbon Krasniqit.

Në anën tjetër, për shkak të mungesës së ministrit të Shëndetësisë, ka dështuar të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të MSh-së. Opozita në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike nuk është pajtuar të shqyrtojë këtë raport pa prezencën e ministrit Rifat Latifi.

Komisioni ka vendosur që ky raport të shqyrtohet në seancë plenare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img