4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Opinione të ndryshme në Beograd, për zhvillimet në veri të Kosovës

Pas zhvillimeve të një nate më parë në veriun e Kosovës, Beogradi zyrtar vlerësoi se për qetësimin e situatës është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, e kjo në mënyrë për të gjetur një zgjidhe për çështjen e targave dhe reciprocitetit. Partia e presidentit Aleksandar Vuçiq, po shpreson se me dialog mund të gjendet një zgjidhje.

“Më vjen mirë që pas reagime të ndryshme u tërhoq vendimi dhe shpresoj që Prishtina më në fund do të vendosë për një dialog dhe një zgjidhje kompromisi”, tha Millenko Jovanov nga Partia Progresive Serbe.

Ish-negociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq, thotë se roli i SHBA-së në shtyrjen e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ishte vendimtar, por se kjo nuk do të thotë se problemi është zgjidhur.

“Është shumë mirë që të dyja palët të vazhdojnë dialogun në Bruksel. Nuk ka rrugë tjetër. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo goditje në gjoksin e rrejshëm patriotik, do t’u kthehet kundër serbëve që jetojnë në Kosovë. Për këtë mendoj se duhet bërë thirrje për maturi dhe përmbajtje”, tha Borko Stefanoviq nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë.

Ndërsa deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e përshëndet vendimin e autoriteteve të Kosovës derisa fton Serbinë që të mos keqpërdor serbët në veri.

“Më duhet të përshëndes vendimin kryeministrit Albin Kurti që këtë çështje ta shtyjë edhe për një muaj për një vendosje përfundimtare dhe që ka ardhur deri te ky qëndrim pas konsultimeve me SHBA-në dhe miqtë ndërkombëtarë”, tha deputeti Shaip Kamberi nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

“Po pres që pas konsultimeve që duhet bërë të gjendet një rrugë dhe kjo situatë e tanishme e cila po mbretëron në veriun e Kosovës faktikisht duhet të ndërpritet të keqpërdoret nga autoritet në Beograd, të cilat keqpërdorin nevojat e serbëve atje dhe tentojnë ta tensionojnë situatën”.

Presidenti Vuçiq tha se tani duhet bërë përgatitje për dialog për të ardhur deri tek një zgjidhje e bazuar në kompromis, dhe se sipas tij, Serbinë e pret beteja më e vështirë politike./Rtk

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img