Policët e Kosovës kanë dalur në pikat kufitare pas situatës që u krijua sot në veri të vendit.
Në mesin e tyre është edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Bajgora, Dibran Fejzullahu, i cili për momentin ndodhet në Jarinje.
Ndryshe, Policia e Kosovës sot mori vendim që të gjithë policët, edhe ata që janë në pushim, të kthehen në krye të detyrës.
Ndërkohë është raportuar se një polic i Kosovës ka mbetur i plagosur në veri.