1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Neymar i befason të gjithë, ua ndan medaljet Messit me shokë

Neymar ka qenë protagonist në natën e mbrëmshme.

Jo vetëm për paraqitjen në fushë, ku i realizoi dy gola në Superkupën e Francës, apo siç po quhet ajo “Trofeu i Kampionëve”, por edhe për veprimin që e bëri pas lojës.

Në fakt, ylli brazilian e mori rolin e dorëzuesit të medaljeve, duke “ia marrë punën” gruas që ishte angazhuar për këtë punë.

Dhe, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës i bëri të qeshnin shokët e skuadrës derisa ua vendoste atyre në qafë medaljet, përfshirë këtu edhe Leo Messit, me të cilin e mbylli takimin me një përqafim.

Gjithashtu, shokët e skuadrës ia vendosën medaljen në qafë edhe brazilianit pas fitores 4:0 në “Bloomfield Stadium” ndaj fituesit të Kupës së Francës, Nantes.

Ky ishte trofeu i parë për trajnerin e ri, Christophe Galtier me PSG-në, e cila synon të jetë protagoniste sezonin e ardhshëm, në Francë dhe në Evropë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img