1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

800 euro për ta kaluar provimin e lejes: Arrestohet në flagrancë polici në Pejë

Një polic në Pejë ka përfunduar në pranga nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Kjo është bërë e ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës.

I njëjti është zënë në flagrancë duke kërkuar 800 euro nga një qytetar që të njëjtit t’i siguroj kalimin e provimit për patentë-shofer.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” dhe marrje e ryshfetit.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga hetuesit sot në mbrëmje në një lokal në Pejë.

Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtari policor me qellim që të përfitoj dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 € (tetëqind eurove) nga një qytetar që të njëjtit ti siguroj kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë ” B” në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse IPK ka dhënë edhe rekomandimin për suspendimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img