Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka komentuar raportimin e disa mediave se Valbon Krasniqi pritej të shkarkohej dje nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së. Por sipas tij kjo gjë nuk ndodhi pasi thotë se Krasniqi ka njohuri dhe të dhëna konkrete të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-së dhe përgjegjës për shkeljet po e bën Bordin.
Ai thotë se Raporti i Auditimit ka prezantuar keqpërdorime për vitin 2021 për periudhën kohore, kur Bordi i SHSKUK-së udhëhqej nga Dr.Agreta Gashi.
“E cila përkundër keqpërdorimeve të prezantuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është shpërblyer nga Qeveria Kurti me pozitë në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. E tash shkarkojeni Dr. Valbonin dhe Bordin, nëse guxoni?”, shkruan ai tutje.