1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Boris Johnson propozohet për një pozitë të rëndësishme ndërkombëtare, “por francezët nuk do ta votojnë”

Boris Johnson përflitet se mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pasi mandati i Jens Stoltenberg të përfundojë vitin e ardhshëm. Figura të larta të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë ata që kanë konfirmuar të parët lajmin për “The Telegraph”, dhe së bashku me disa deputetë ukrainas ata po lobojnë që ish-kryeministri britanik të marrë udhëheqjen e NATO-s vitin e ardhshëm.

Ndër figurat që po lakojnë emrin e Johnson është edhe ish-ministri i Brexit, David Jones i cili e quan këtë një “ide brilante”. “Boris ka qenë në ballë të nismës perëndimore kundër Putin. Boris, ishte ai që shkoi në Suedi dhe në Finlandë dhe i bëri thirrje liderëve të të dy shteteve të aplikonin për anëtarësim në NATO”, tha ai.

Kjo do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por zërat kritikë mendojnë se në këtë iniciativë, Boris Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e Francës. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim, tha për “The Telegraph”, se “Ka një probabilitet të lartë që Emmanuel Macron të mos e votojë këtë propozim”.

“E vërteta është se NATO-ja funksionon në bazë të konsensusit. Çdo shtet mund të vendosë veto-n. Vërtetë mendoni se Macron do ta emërojë Johnson si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Kjo do të ishte një sfidë në vete për çdo kandidat britanik, dhe pikë. Atij do t’i duhej mbështetja e SHBA-së dhe po-ja e Francës”, tha ai. /A2CNN

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img