1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Enver Zymberi ishte nisur me dy euro në veri”, rrëfimi emocional i babait të tij të ndjerë (VIDEO)

26 korriku është data, në të cilën përkujtohet polici Enver Zymberi, që u vra në detyrë, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Por rënies së tij heroike i paraprin një situatë emocionale, para nisjes së tij nga shtëpia.

Babai i tij tashmë i ndjerë, Muharrem Zymberi, kishte rrëfyer për emisionin “Doku n’Klan” momentet kur Enveri e ka marrë urdhrin për t’u nisur në aksionin që mëtonte shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën e banuar me serbë.

“Kur e thirrën rahmetliun, qatëherë kah në 4 ora, me radiolidhje, ishim në katun. Ai në korridor veç endej dhe pike duhan. Ma qelë derën ngadalë e po më thotë, a je zgjuar? Thash, po vallah, zgjuar, çka ka bre babë? Vallah po më thirrin atje, se qashtu është gjendja”, kishte rrëfyer Muharrem Zymberi në dokumentarin “Dialog (për) Ngjitës” të gazetarit Haris Ademi.

Situata ekonomike e familjes, sipas Zymberit, kishte qenë e rëndë atëbotë. I ati rrëfente se djali i tij ishte nisur me dy euro në veri, teksa me vete ia kishte dhënë disa vezë të ziera, pasi nuk kishte ngrënë fare bukë.

“E dëgjoja në radiolidhje që i thoshin, Enver rri deri të vijmë na të marrim, mos u nis. Atij nuk iu pritke, jo po vonohem. Shkoi e thirri kushëririn e vet, i tha me më çu në Vushtrri, po as nuk kish hëngër, as nuk kish pi. Po e veti, o djalë, a ke hëngër, a ke pi? Tha, po, po, kam pi. E nja 3-4 vezë ia dhashë me i zi, se ku me ditë qysh vjen puna. Për që mos me ma lanë, i mori vezët i ziu. Tani dy euro ja kam dhanë në xhep se s’kam pasë, e kishim gjendjen ashtu, me qato u shku u nisë”.

Muharrem Zymberi, babai i heroit të ndjerë, ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img