0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ky është biznesmeni nga Zhuri që dyshohet se mashtroi së paku tri familje skamnore

Shaban Ademaj, drejtori i ndërmarrjes private “B-Ademaj” Sh.P.K., në bashkëpunim me katër zyrtarë të Komunës së Prizrenit, dyshohen se mashtruan së paku tri familjare skamnore në Prizren.

Biznesmeni i ndërtimeve dhe katër zyrtarët komunalë të Prizrenit janë arrestuar të hënën me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton Paparaci.

Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare përmes një kontrate të prokurimit publik të emërtuar: “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”.

Biznesmeni Ademaj, përfitues i një tenderi publik për furnizimin me material ndërtimor të familjeve në nevojë në Komunën e Prizrenit, dyshohet se nuk ia kishte dorëzuar në tërësi materialet ndërtimore së paku tri familjeve në nevojë.

Çengiz Curciali, ish-zyrtari komunal i arrestuar të hënën (majtas në fotografi)

Veprën penale, ai dyshohet se e kishte kryer në bashkëpunim me katër zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Paparaci ka mësuar emrat e tre zyrtarëve komunalë të dyshuar për përfshirje në shpërdorim të detyrës zyrtare. Ata janë: Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi. I dyshuar është edhe një zyrtare komunale me inicialet I.R., identiteti i plotë i të cilit nuk është zbuluar ende.

Çengiz Curciali është ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim. Arsim Imeri dhe Raim Xhaferi janë zyrtarë për të Drejtat dhe Integrimin e Komuniteteve në Komunën e Prizrenit.Çengiz Curciali, ish-zyrtari komunal i arrestuar të hënën (majtas në fotografi)

Veprimet e pesë të arrestuarve dyshohet se kanë dëmtuar për 13 mijë euro buxhetin e shtetit, bazuar në një përfundim të nxjerrë nga Prokuroria.

“[…] bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, ‘Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit’, përfituesve për furnizim me material ndërtimor-të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13,283.00 Euro”, ka thënë sot Prokuroria e Prizrenit.

Pesë të dyshuarit, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për katër familje përfituese, kishin nënshkruar në emër të tyre, “edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor”.

Kësisoj, ata janë ngarkuar edhe me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Prokuroria ka kërkuar sot caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Shaban Ademaj dhe zyrtarët Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi dhe I.R. /Paparaci/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img