Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Në vend të tij është emëruar Belinda Balluku. Java ka nisur kështu me ndryshime të mëdha në qeveri. Rama ka larguar nga posti i Kryenegociatorit me BE edhe Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën.
Sipas Ramës, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE do të ndërrojë edhe profili i ministrave.
“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkruan Rama.
Dekretet janë firmosur nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.