-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

ATK i fillon hetimet për Prokurorë e Gjyqtarë kosovarë për fshehje tatimi

Pas transmetimit të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, i cili dëshmon se në sistemin kosovar të drejtësisë ka gjyqtarë e prokurorë që shtetit ia fshehin paratë që i fitojnë nga qiraja, u vunë në lëvizje Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Administrata Tatimore.

Emisioni arriti të dëshmojë se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk ia paguajnë shtetit tatimet.

Në njërin prej tyre, të transmetuar gjatë vitit që e lamë pas, u bë e qartë se dhjetëra gjyqtarë e prokurorë që fitojnë para nga qiraja e banesave, lokaleve dhe pronave të tjera të tyre nuk ia paguajnë tatimet shtetit.

Pas publikimit të të gjeturave të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Agjencioni Kundër Korrupsion dhe Administrata Tatimore u vunë në lëvizje.

Këto dy institucione filluan të mbledhin informacione se kush janë ata zyrtarë të lartë që kanë të hyra nga qira të ndryshme dhe nuk i paguajnë tatimet shtetit.

Shaip Havolli, drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar për “Drejtësia në Kosovë” se pasi ka parë emisionin ka kërkuar nga ATK-ja që t`i kontrollojë deklarimet e zyrtarëve në AKK dhe të gjithë ata që kanë të hyra nga qiraja të kontrollohen se a ia kanë paguar shtetit tatimet.

“Unë e kam parë atë emision, por paraprakisht ne jemi duke e bërë një trajtim edhe te çështjet e qirasë. Por, kjo bie nën kompetencat e Administratës Tatimore. Të gjitha të dhënat i kemi dërguar në ATK me qëllim që këto informacione t`i trajtojë ATK-ja dhe të na i kthejë informatat. Ne nuk e kemi veçuar një listë me prokurorë dhe gjyqtarë, por kemi dërguar listën në ATK për gjithë zyrtarët e lartë dhe tani presim kthimin e informatave”, ka deklaruar shefi i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img