Ukraina dhe Rusia kanë nënshkuar sot në Stamboll një marrëveshje që lejon eksportin e grurit nga Ukraina.
“Marrëveshja e nënhkruar nga Rusia, Ukraina, OKB-ja dhe Turqia është një “fener shprese” në luftë” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Marrëveshja parasheh që Rusia të bëjë armëpushim sa i pëërket eksportit të grurit, shkruan BBC.
Në anën tjetër, Turqia si ndërmjetësuese, do të inspektojë anijet që bartin grurë, për t’u siguruar që në to nuk ka armë.
Lejimi i eskportimit te mbi 20 mlionë tonë grurë nga Ukraina ka bërë që çmimi i grurit në treg të bie për 2 për qind sot.
Marrëveshja e arritur sot do të ndihmojë në lehtësimin e krizës globale të ushqimit.