Personi që dyshohet se ka goditur me veturë prokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikqi tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale.
“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë”, tha Nikçi.
Indeksonline raporton se prokurorja Suada Hamza ishte duke dalur nga objekti i Gjykatës kur u godit me veturë.
Ajo ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka marrë tretman në Spitalin Rajonal të Pejës.