2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Foto e rrallë, Fatos Nano në banesën e Xhavit Halitit në vitin 1992

Sot në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar një debat i zjarrtë në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Sali Berishës, kur po diskutohet një Rezolutë kundër raportit të Dick Martyt që më pas planifikohet të dërgohet edhe në Këshillin e Evropës.

I gjithë debati është zhvilluar sa i përket qëndrimeve të dy partive politike të mëdha në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për proceset që kanë vijuar pas luftës, përfshirë edhe raportin e Dick Martyt.

Edi Rama ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të PD-së së Sali Berishës duke i akuzuar edhe për votat për raportin e Dick Martyt në Këshillin e Evropës. 

Sot që është ndezur ky debat, Gazeta Tema ka publikuar një fotografi të rrallë ku shihet Fatos Nano bashkë me disa figura të tjera të politikës shqiptare në banesën e Xhavitit Halitit në Zvicër në vitin 1992.

Në krye të tryezës është Bashkim Zeneli, ish-deputet dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani e Greqi, ish-kryeministri Fatos Nano, njëkohësisht lideri historik i socialistëve shqiptarë, e në krah të tij Namik Dokle, numri një i grupit parlamentar socialist, e më pas kryetar Parlamenti dhe zv.kryeministër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img