1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Haxhiu ka pritur në takim, zv. Ndihmës Sekretaren e SHBA në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Johnson

Sot në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Albulena Haxhiu priti në takim një delegacion të prirë nga Ndihmës Sekretarja Lisa Johnson dhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Bashkëpunim të shkëlqyer e quajti ministrja Haxhiu raportin me Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila ndër të tjera, përmes programeve si INL, OPDAT dhe ICITAP vazhdon të mbështesë procese të rëndësishme të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Sundimi ligjit, lufta anti-korrupsion, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë-duke përfshirë edhe aspektet e drejtësisë penale, ishin tema të cilat zgjuan interesim nga zv.ndihmës sekretarja Johnson, duke trajtuar po ashtu me një vëmendje të shtuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në nismat e saj që parandalojnë dhe luftojnë dukurinë e dhunës në familje.

Në kuadër të agjendës së SHBA-ve në luftën globale kundër korrupsionit, znj. Johnson e vlerësoi si partner të rëndësishëm Republikën e Kosovës, për çka vlerësoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe rezultatet e saja në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe rendit juridik.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të mira dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe më tej për t’i kontribuar forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img