10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Jemi pa kryeministër, Vetëvendosja tërë jetën kanë “shitur fall”

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate në Tëvë1 tha se kryeministri, Albin Kurti më së miri di t’i shesë “fall” botës për nga 1 javë ditë në seminare.

Limaj, gjithashtu tha se Kurti veçse ka hequr dorë nga puna e tij.

“Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga puna. Një kryeministër i cili e ka situatën “lomsh” në vendin e tij, duke filluar nga gjendja ekonomike deri te gjendja politike. Çfarë po bën ai?. Ai, po e bën atë që di ta bëjë më së miri, “me shku me ba naj pallavër”, e me i shit fall botës për Kinën, Ukrainën e për gjeopolitikën, për nga 1 javë ditë në seminare. Qeveria Kurti nuk di të bëjë gjë tjetër përveç të mbajnë ligjërata nga 40 minuta. Tërë jetën e tyre kanë “shitur fall””, tha Limaj.

Ndërkaq, në diskutim e sipër ai tha se populli i Kosovës ka një qeveri pa qëllime, e që sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për t’i zgjidhur problemet aktuale me të cilat vendi po ballafaqohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img