3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Balla në Frontal: Nesër do të votohet rezoluta kundër raportit të Dick Martyt

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në emisionin “Frontal” të t7 ka thënë se kjo parti do ta dërgojë nesër në Kuvendin e Shqipërisë projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për “pabazueshmërinë e pretendimeve për trafik të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” , shkruan Express.

Në një lidhje direkte, Balla tha se pret që deputetët e opozitës do të marrin pjesë “nesër që bashkë të votojnë” këtë projekt-rezolutë, ndonëse ata nuk morën pjesë në ngritjen e flamurit të BE-së në godinën e Qeverisë.

“Unë mendoj që është gjëja e duhur që duhet të bëjë cdo shqiptar sot, pasi kanë kaluar 11 vite nga raporti i dikurshëm i deputetit Dick Marty dhe që mbi të cilën u ngrit ajo rezolutë, gjetjet e të cilës ose të jemi të saktë, pretendimet se nuk ka asgjë tjetër, pretendimet nuk ekzistojnë më”, tha Balla.

Shefi i GP-së të socialistëve tregoi se cili është thelbi i kësaj rezolute.

“Thelbi ka të bëjë me legjitimitetin e luftës heroike të UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe përpjekjen shumëvjeçare tashmë për të hedhur baltë mbi këtë legjitimitet, mbi këtë pastërti. Ne shqiptarët është dashur që gjatë gjithë historisë sonë të bëjmë luftë çlirimtare, kurrë nuk kemi bërë luftë pushtuese. Dhe në fakt raporti të cilit i referohemi dhe rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në mënyrë të padrejtë kanë vënë në dyshim legjitimitetin e luftës heroike të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe natyrshëm që ne i jemi referuar pretendimeve, i kemi marrë një nga një dhe kemi arritur në konkluzionin se pas 10 viteve hetime të thelluara nga Taskforca Hetimore Speciale e Bashkimit Evropian dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martyt për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve në Kosovë dhe Shqipëri… mbesin të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte, dhe si rrjedhojë duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet”, tha Balla në “Frontal”.

Synimi i kësaj projekt-rezolute, Balla tha se është “riformulimi, rishikimi i rezolutës të vitit 2011 të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropëës”.

“Pra qëllimi është që ne të disponojmë element që çojnë tek e vërteta, pretendimet duhet të bien poshtë sepse nuk ekzistojnë ato pretendime”, deklaroi Balla.

Edhe një herë Balla shprehi bindjen se deputetët e opozitës nuk do të votojnë kundër kësaj rezolute.

“Nuk kam asnjë dyshim që një deputet shqiptar, në Kuvendin e Shqipërisë, në qendër të Tiranës, të mund të votojë kundër kësaj rezolutë. Nuk më shkon në mend një gjë e tillë, gjithsesi mbetet për t’u parë”, u shpreh Balla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img