11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Keqpërdorën detyrën zyrtare – aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit e Inspektoratit dhe një personi tjetër në Komunën e Deçanit

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.H ., H.T dhe J.H., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit thuhet se i pandehuri, R.H., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare,  ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, që sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

“Ndërsa, të  pandehurit, H.T. në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në komunën e Deçanit dhe i pandehuri, J.H, si person zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim në këtë komunën, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftim.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img