7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kosova feston arritjet tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 

Ai tha se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa shtoi se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më herët, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar dy shtetet fqinje, por krahas urimit ajo iu drejtua BE-së edhe me kërkesën për liberalizim urgjent të vizave për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img