3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Nis dita historike, Rama nga Brukseli: Të ndërtojmë një Shqipëri Europiane dhe një Ballkan të Hapur

Ka nisur dita historike për Shqipërinë e cila do të mbajë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare që do shënojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pritja e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Bruksel është bërë nga Presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Pas një takimi mes tyre ku i pranishëm ishte edhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Në një deklaratë të përbashkët shtypi Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë që ishin pjesë e rrugëtimit drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama: Do të ia nisja me falenderime dhe padyshim që dua të falenderoj së pari dhe kryesisht Presidenten e Komisonit Europian, Zonjën Ursula, e cila e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për Ballkanin dhe BE. Dhe dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane, Angela Merkel, e cila ka ditëlindjen dhe do të doja të i uroja gjithë të mirat dhe ndërkohë s’do të ishin këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtuar dhe të palodhur që të mbërrinim  në përfundimin final francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. Shumë faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimin evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë.

Kryeministri Rama ka shtuar se ne duhet të ndërtojmë një Shqipëri Europiane, të fortë për një Ballakn të Hapur dhe demokratik.

Edi Rama: Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit, situata është kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngrejmë të ndërtojmë një Shqipëri Europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të hapur dhe demokratik.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për procesin e hapjes së negociatave ditën e sotme. Gjëja e parë që do të përfitojë Shqipëria me hapjen e negociatave do të jetë përfshirja e Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Emergjencave Civile për t’u përballur me zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Çfarë momenti historik. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociata me BE dhe jam shumë e lumtur të jem këtu me ju. Ky është sukses i juaji dhe i qytetarëve tuaj. Keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. I keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm ku janë të detyrueshme por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës.

Pas Konferencës Ndërqeveritare sot, KE dhe ekipet negociues do fillojnë punën sot dhe shqyrtimi do të jetë hapi i hapë do bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet evropiane. Pika e 2 është që do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. Për shembull, Shqipëria do bashkohet me mbrojtjen civile europiane dhe kjo do rrisë përballjen që Shqipëria duhet të ketë mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspekte të tjera të dëmeve të tjera”.

Më pas delegacioni shqiptar do të ulet përballë atij të BE-së duke shënuar dhe nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në sot do të mbahet edhe për Maqedoninë e Veriut, pas zhbllokimit të ngërçit me Bullgarinë, që kishte vendosur veton ndaj Shkupit duke u bërë pengesë edhe për vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img