2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Thyerja e zyres së OVL-UÇK në Lipjan, flet kryetari

Ali Mejzinolli, kryetar i OVL UÇK-së në Lipjan, ka folur rreth rastit të thyerjes së zyrës së kësaj organizate në këtë komunë.

Mejzinolli tha se grabitjen në këtë zyrë, e ka vërejtur kur ishte shkuar në punë.

“Sot kur kam shkuar për të filluar punën në zyrën e OVL-së në Lipjan, aty kam parë se dera e hyrjes ishte e thyer, nuk e kam prekur por menjëherë e kam thirrur policinë, ku ka ardhur edhe forenzika. I kanë marrë masat e tyre”, ka thënë Mejzinolli në Info Magazinë.

Ndërkaq tha se pos mungesës së shtëpizës së kompjuterit, nuk ka vërejtur që është marrë edhe dicka tjetër.

Pasi kemi hyrë bashkë me policinë kam parë që mungon shtëpiza e kompjuterit. Ndërkaq shtoi se brenda asaj shtëpize nuk kishte të dhëna konfidenciale të organizatës ose veteranëve.

“Nuk ka diçka konfidenciale në atë shtëpizë,, të gjitha janë transparente”.

Ai tha se deri tani nuk e dinë se kush ka mundur ta bëjë një gjë të tillë, derisa tha se kushdo që e ka bërë, sipas tij, është kundër vlerave të luftës, dhe anti-UÇk.

“Deri tash nuk kemi dyshime për këtë punë, s’kemi pasur paraprakisht ndonjë dozë dyshimi, policia ka marrë të gjitha rastet për të hetuar rastin… Dyshimet e mia kanë qenë personale, një zyre e veteranëve, që dihet se është historike, prej saj dalin veteranë të shumtë që kanë luftuar për këtë liri, dhe sot të ia thyesh dhe t’ua marrësh dokumentacionin komplet, për mua është një akt antikombëtar dhe anti-UÇK, për mua personalisht. Se cka del në fund nuk e di, por shpresoj të mos dalë kjo që po e them unë. Por vetë thyerja e zyrës më ka bërë të dyshoj për atë që është kundër vlerave të luftës”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img