7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi thotë se Haradinaj ia shqeu një dokument 7-faqësh të dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se liderët e opozitës nuk kanë qenë të interesuar të informohen për procesin e dialogut.

Bislimi ka thënë sot se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk e ka pranuar fare ftesën e tij për informim rreth procesit të dialogut.

“Për dijeninë tuaj, kur kemi filluar me procesin e dialogut i kemi ftuar të gjithë liderët politikë që të vijnë, të diskutojnë dhe të informohen për elementet dhe rrugën përpara, lideri juaj nuk ka ardhur hiç; ndërkaq, lideri i LDK-së ka ardhur dhe ka thënë se ‘do ta keni mbështetjen tonë të plotë nëse e zbatoni platformën tonë për dialogun. Por, mua nuk më ka zgjedh Lumir Abdixhiku në krye të negociatave, por Albin Kurti. Prej tij e marr mandatin”, ka thënë ai.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane të hënën, kryenegociatori i palës kosovare në dialogun me Serbinë tha se një lider opozitar, duke iu referuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka shqyer atij një raport shtatë faqësh të cilin ia ka dërguar në fillim të procesit dialogues.

“Ndërkaq, lideri juaj [i drejtohet deputetes Time Kadriaj], kur ia kam dërguar një raport shtatë faqësh rreth procesit të dialogut, ka thënë ‘veç e kam marrë, e kam shqyer dhe e kam gjuajtur në bërllok’”, ka thënë Bislimi.

“Unë mendoj që procesi i dialogut është tepër i rëndësishëm që të bëhet arenë e konflikteve para mediave”, ka përfunduar Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img