1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti – Serbisë: Dialogut s’duhet t’i referoheni si Prishtinë-Beograd, shtetet dialogojnë

Eurodeputeti, Lukas Mandl ka thënë se dialogu nuk duhet të referohet si “Prishtina dhe Beogradi”, por si dialogu Kosovë-Serbi, pasi siç tha ai dialogu zhvillohet mes shteteve e jo qyteteve.

“Qytetet nuk bisedojnë mes vete, por shtetet”, ka qenë i qartë eurodeputeti gjatë një interviste për Danas.

Mandl ka qëndrim të qartë pro pavarësisë së Kosovës, kështu ka kërkuar nga Serbia ta pranojnë këtë – e të rreshtohen kah perëndimi.

Pikërisht, këtu po çalon Serbia, pasi tha se “Beogradi ka bërë gabim të madh që s’ka vendosur sanksione ndaj Serbisë”.

“Kjo është arsyeja pse shumë tani po e ndjekin me vëmendje sjelljen e shtetit të Serbisë dhe kjo në mënyrë indirekte tërheq vëmendjen ndaj qëndrimit të papranueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, i cili po vazhdon për shumë vite”, ka thënë ai.

Serbia përkundër se ka dalë në mbrojtje të sovranitetit territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img