Një person nga Drenasi është konvertuar në katolik prej fesë Islame.
Ndryshimin e fesë ai e ka bërë në Kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit.
Emri ishte Ragip, pasi tash e ka ndryshuar atë – e ka Arbër.
E ky person sipas hoxhës nga Mitrovica Eroll Nesemi ka qenë vetëm “mysliman me letërnjoftim”.
Pasi ai përmes një postimi në Facebook teksa i reagoi këtij të konvertuari tha se “ai që e ka shijuar kënaqësinë e Islamit nuk e braktisë atë”.