2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Tony Blair: Po i vjen fundi epokës së dominimit perëndimor

Sir Tony Blair ka paralajmëruar se epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngritjes së Kinës si “superfuqia e dytë” në botë. 

Ish-kryeministri britanik tha se fuqitë perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të ruajtur supremacinë e tyre ushtarake, raporton eveningstandard.

Ai tha se pushtimi “brutal dhe i pajustifikuar” i presidentit rus, Vladimir Putinit në Ukrainë tregoi se Perëndimi nuk mund të presë më automatikisht që fuqitë e mëdha botërore t’u përmbahen normave të pranuara ndërkombëtare.

“Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek lidershipi kinez që të sillet në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale”, tha 69-vjeçari.

“Mos më keqkuptoni. Nuk po them që Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt. Por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se ata nuk do ta bëjnë këtë”, deklaroi ish i pari i qeverisë britanike.

Blair tha se ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia, “ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor”.

Ndryshe, Tony Blair njihet për rolin aktiv që ka luajtur në bombardimin e forcave ushtarake serbe për parandalimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 199.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img