Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar raportin 24-orësh për rastet e reja në vendin tonë.
Sot janë raportuar 1 mijë e 84 raste të reja, ndërsa një person ka vdekur, kurse janë shëruar 406 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 293 njerëz, teksa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 832 mijë e 519.
Ndryshe, MSh-ja sot iu bëri thirrje qytetarëve për vaksinim në mënyrë që të parandalohet vazhdimi i rritjes së rasteve.