0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Diktaturë nëse Byroja kalon testin e kushtetutshmërisë

Avokati i grupit parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se Projektligji për Byronë për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme,prek limitet e Kushtetutës.

“Konsiderojmë se do të cenohen në esencë disa nga garancionet ose të drejtat dhe liritë kushtetuese, si paprekshmëria e pronës, siguria juridike e qytetarëve, cenimi i barazisë së qytetarëve para ligjit, cenimi i parimit të prezumimit të pafajësisë, cenimi i të drejtës së privatësisë, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhe cenohen edhe kompetencat e përgjithshme kushtetuese të organeve ndjekëse”, ka thënë Fetahu në Klan Kosova.

Avokati Fetahu u shpreh se projektligji thotë se do të monitorohet stili i jetesës së zyrtarit publikë përmes rrjeteve sociale, që sipas tij, preket e drejta në privatësi dhe është ndërhyrje direkte në kompetencat e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

“Ky ligj përjashton Prokurorinë, atë që do të duhej ta bënte Prokuroria, e bën Byroja politike e kësaj qeverie. Është humbje kohe, e qytetarëve, e këtij shteti dhe e institucioneve, marrja me këtë ligj. Disa po fshihen nga ideja se po përpiqen të mos humbin vota, dhe po thonë ‘ne nuk jemi kundër procesit të konfiskimit’, ju lutem mos i tallni qytetarët. Ky projektligj është fyerje për qytetarët. Ky projektligj nuk do ta kalojë testin e Kushtetutës, e ka thënë edhe Komisioni i Venecias”, u shpreh tutje Fetahu.

Krejt në fund, Fetahu tha se nëse ky ligj kalon testin e Kushtetutshmërisë, nuk do të ketë më Kushtetutë, por diktaturë.

“Nëse ky ligj e kalon testin e kushtetutshmërisë, unë mendoj se Kushtetutë nuk do të kemi, do të kemi diktaturë. Pra duhet të zgjedhim, ose këtë projektligj, ose Kushtetutën. Të dyja këto bashkë nuk shkojnë”, përfundoi Fetahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img