Orhan Dragash nga Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë ka shkruar një artikull për qëndrimet e fundit të Rusisë për Republikën e Kosovës pasi Vladimir Putin ka nisur luftën në Ukrainë. Në këtë shkrim të publikuar në “Euractiv”, që nuk përfaqëson qëndrimin e mediumit, Dragash ka shkruar për atë se si sipas tij “Rusia e ka njohur de-fakto Kosovën”, transmeton Express.
“Kur ka kaq shumë sinjale që tregojnë se Rusia do ta njohë Kosovën sepse po kërkon njohje të ngjashme për Donteskt dhe Luhansk, ato nuk janë më rastësi”, shkruan Orhan Dragash.
Kur e thotë këtë, Dragash e fillon argumentimin e tij me faktin se ministria ruse e Mbrojtjes e ka përfshirë Republikën e Kosovës në listën e vendeve nga të cilat rusia pretendon se kanë shkuar qytetarë për të luftuar në anën e Ukrainës, bashkë me Poloninë, Britaninë e Madhe, Amerikën dhe rreth gjashtëdhjetë vende të tjera nga e gjithë bota.
Dragash thotë se Serbia s’është në këtë listë, as si shtesë apo shpjegim për emrin e Kosovës, as në fusnotë as me yll.
“Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes ruse e trajton Kosovën me respekt të plotë, siç e meritojnë vendet e njohura ndërkombëtarisht”, shkruan Dragash.
“Në fillim të agresionit kundër Ukrainës, pas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralit Igor Konashenkov, për ditë të tëra në konferencat e tij ishte një hartë e Evropës Lindore me kufijtë e përcaktuar qartë të Kosovës si shtet më vete”, shton tutje.
Ai tutje thotë se beson që ministria ruse e Mbrojtjes është një institucion serioz që nuk lejon të ndodhin gabime nga pakujdesia, vetë ndodhin gabime nga pakujdesia, veçanërisht kur ka mobilizuar kapacitetet në maksimum për të pushtuar një shtet fqinj të pavarur dhe sovran.
Dragash që përfaqëson Institutin Ndërkombëtar të Sigurisë, thotë se nuk besojnë as që ka ndonjë hendek të komunikimit mes ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të jashtme, ku gjeneralët kanë nevojë të njoftohen me të gjitha detajet e politikës së jashtme.
“Këtu, ne argumentojmë se Rusia në thelb e trajton Kosovën si një shtet të pavarur pa e shpallur atë. Dy “gabimet” e Ministrisë së Mbrojtjes janë vetëm vazhdimi i një liste të gjatë veprimesh, duke përfshirë deklaratën e lidershipit më të lartë politik, që tregon se Moska e konsideron Kosovën një vend të pavarur, sidomos kur dëshiron të përfitojë nga një qëndrim i tillë në favor të pushtimeve të saj territoriale”, shkruan Dragash.
“Diplomatët rusë nuk u përpoqën t’i “fusin në kontekst” fjalët e fundit të Vladimir Putin, kur ai tha, në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se ai e njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut bazuar në rastin e Kosovës si një precedent”, shton tutje Organ Dragash.
Dragash thotë se diplomatët rus e dinin se identifikimi i Kosovës me dy krahinat e Ukrainës ishte një tronditje për Serbinë, dhe se për këtë arse kanë përmendur rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
“Kur ka shumë rastësi, ato nuk janë më rastësi”, thotë Dragash.
Ai këtu përmend edhe takimin në mes të Vladimir Putin dhe ish-presidentit Hashim Thaçi në Paris në përkujtimin e Luftës së Parë Botërore. Dragash thotë se s’ka qenë rastësi as kur kreu i Federatës Ruse, Aleksandr Avdeev ka uruar kreun e FFK-së, Agim Ademin për marrjen e detyrës me mesazhin se Kosova “mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Federatës Ruse të Futbollit në të gjitha çështjet e futbollit”.
Dragash thotë se Perëndimi është i fokusuar tek pesëshja mosnjohëse brenda BE-së (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro”. Ai thotë se kriza në Ukrainë ka rritur presionin për të reduktuar ndarjet mes aleatësh perëndimor, të paktën për këtë çështje.
“Por vendi që është afër njohjes së Kosovës nuk është asnjë nga to por Rusia. Asnjë prej tyre s’ka asnjë arsye të re për të njohur Kosovën, por Rusia ka”, thotë Dragash.
“Pavarësia e një vendi duhet të shprehet me një vendim me shkrim, në të cilin kjo njohje është e qartë dhe e paqartë. Këtë do ta bëjë edhe Rusia; as nuk do të mbyllin sytë. Dhe ata do ta bëjnë shumë përpara pesëshes së BE-së “të pabindur””, shkruan ndër të tjera Dragash.