7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

AGK-ja dhe KMShK-ja të shqetësuara me fjalimin kundër mediave të deputetes Fitore Pacolli

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

Më tej në reagimin e AGK dhe KMShK thuhet se nediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

“Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, thuhet në reagim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u deklarua për punën e mediave në vend, duke thënë se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik.

Pacolli këto komente i bëri para deputetëve teksa foli për Rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për Kosovën.

“Edhe si qeveri edhe si kuvend duhet të marrim masa sepse viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik.

Pra këtu kërkojmë vëmendjen e kuvendit dhe të qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e medias, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img