-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haliti thotë se Haradinaj do të lirohet brenda ditësh

Sonte në emisionin politik “Debat” në RTK nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së Xhavit Haliti ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dy ditë më parë. Ai ka thënë se Haradinaj do të lirohet brenda ditësh.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është prej tyre që nxjerr lot korkodili post festum. Sipas tij, arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është bërë me urdhër të Francës, por me flet arrest të Serbisë.

“Gjatë kontrolleve në kufi policit i del që një udhëtar ka fletarrest ndërkombëtar nga interpoli dhe ai është i obliguar ta zbatojë atë”, ka thënë Haliti

Haliti po ashtu ka thënë  Franca pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve do ta lirojë Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se kjo është edhe një lojë e Serbisë dhe ajo po vazhdon tutje me këto lojëra.

“UNMIK e përfaqëson Kosovën në Interpol dhe disa herë është kërkuar që të hiqen fletarrestet e për ushtarët e UÇK-së, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Haliti, duke shtuar se brenda ditësh Haradinaj do të lirohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img