Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar se as në rastin më hipotetik nuk e beson se shefi i tij i partisë mund të ekstradohej në Serbi.
Në Info-Box të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk beson që Bashkimi Evropian (BE) ose ndonjë shtet tjetër i këtij mekanizmi, ka interes që ta pranojë ekstradimin e Haradinajt në shtetin e Serbisë.
“Pasojat do të ishin të paparishikueshme. Kjo i bjen që përfundimisht do të shembet drejtësia. E, kur shembet drejtësia, dihet çka ndodh? Do të tensionohej situata, dhe pastaj nuk e dimë se ku do të shkonte procesi. Nuk dua të besoj se mund të ndodhë një gjë e tillë. Serbisë askush nuk i beson kur ofron akuza të tilla”, ka shtuar Isufi.