8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu kërkon nisjen e hetimeve dhe suspendimin e Kryeprokurorit të Gjakovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala, dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional.

Ajo në Facebook shkruan se raportime të tilla janë arsye të mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij.

“Janë të panumërta ankesat që adresohen në Ministri të Drejtësisë lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë. Kandidatët në vazhdimësi ankohen për punësimin e familjarëve, miqve pra për procese të kurdisura. Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij. Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen!”, shkruan ajo në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img