1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Fisnik Ismaili zbulon detajin shokues pas 14 viteve: Fadil Hysaj më kërkoi ryshfet për Newborn’in

Ideatori dhe autori i obeliskut Newborn, Fisnik Ismaili, ka reaguar ashpër lidhur me spekulimet se janë fryrë faturat për ndërtimin e obeliskut Newborn.

Ai ka vendosur që fjalën e tij ta thotë publikisht në një status në Facebook, ku ka akuzuar ish-këshilltarin për kulturë të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, Fadil Hysën se i ka kërkuar ryshfet 20% dhe që t’ia fuste djalin si bashkëpunëtor në ideimin dhe ndërtimin e obeliskut.

Ai ka thënë se nuk ka dashur të merret me aktorin dhe regjisorin Fadil Hysa, i cili kishte kërkuar që emri i djalit të tij të futej si bashkëpunëtor i obeliskut Newborn dhe se kishte kërkuar ryshfet 20% të buxhetit, gjë të cilën Ismaili thotë se e ka refuzuar dhe se kjo ishte arsyeja pse Fadil Hysa e ka akuzuar për fryrje faturash.

“S’kam dashtë me u marrë me Fadil Hysajn, me atë vorr, i cili ka kërkue me ia futë emrin e djalit të tij si bashkautor i monumentit NEWBORN, si dhe ryshfet 20% të buxhetit, me kusht që me na pague punën tonë në ndershme. Pasi që kam refuzue, na ka shkaktue probleme me pagesë, të cilat i arsyeton se gjoja unë kam “frye fatura”.

Postimi i plotë

15 vjet s’kam folë për këtë çështje, sepse më pat ardhë fort inat. Edhe Kryeministri në atë kohë ma pat thanë të njajtin send edhe pata kupë, sepse e dijsha që pat ardhë prej atij vorrit, Fadil Hysajt, që më pat akuzue se “kam frye fatura” për Monumentin NEWBORN.

S’ka guxue me e thanë publikisht se e ka dijtë që po rren, por tash, mbas 15 vjetësh paska hangër mut në Kallxo. Kallxohi mue më shkrun email me shkronja bold “Të presim në emision deri të enjten, ose me koment për këtë çështje.” Marre që iu shkon mendja me ba çështje prej kësaj teme.

Por qe, tash unë e kam renin me e folë të vërtetën. Citone prej këtu! Deri sot s’kam dashtë me u marre me atë mut. Nuk e meriton vëmendjen teme.

Krejt manifestimi i shpalljes së pavarësisë ka kushtue rreth 550,000 euro, që i ka marrë dikush tjetër. Fadili e din se ku kanë shkue ato pare.

Nga kjo shumë, parafatura dhe marrëveshja për NEWBORN ka qenë 66,000 euro, për ndërtimin e monumentit (që ka kushtue më shtrenjtë se zakonisht, 20,000€, sepse fabrika Metalteknik Asllani pat punue në 2 turne, që me e krye për 11 ditë), organizmin e 150 vetave staff, 60 veta sigurim privat, barriera për disa javë, zërim, DJ, mbi 5000 ballona me helium (që nuk i shitke askush nën 2 euro), ushqim për 5 ditë përgatitje për krejt staffin, makinat për tharjen e ngjyrës, aplikimet për festivale, fllomastera, e dhjeta shpenzime tjera, për me i menaxhue 150,000 njerëz që kanë kalue andej atë natë.

Në fund, çdo gjë rreth monumentit NEWBORN mue më ka kushtue mbi 70,000 euro, por nga qeveria i kam marrë 59,200 euro. Shtoja kësaj që çdo vit e ngjyrosi monumentin me shpenzime vetanake, minimum 2000 për tash 9 vjet.

Mbikalimi i Isa Mustafës te spitali, të cilin nuk e përdor kurrkush, KA KUSHTUE 120,000 EURO, O HEJ! Marre duhet me ju ardhë, o idiota!

S’kam dashtë me u marrë me Fadil Hysajn, me atë vorr, i cili ka kërkue me ia futë emrin e djalit të tij si bashkautor i monumentit NEWBORN, si dhe ryshfet 20% të buxhetit, me kusht që me na pague punën tonë në ndershme. Pasi që kam refuzue, na ka shkaktue probleme me pagesë, të cilat i arsyeton se gjoja unë kam “frye fatura”.

I njajti pat lypë me ia shti emnin e djalit edhe si bashkëautor i sloganit “Bac, u kry!” Po, qesi muti është ky. Ta konfirmon secili që e njeh veç pak.

Pagesa për NEWBORN më është bërë mbas 6 ose më shumë muajsh, 7000 euro më pak, si shenjë hakmarrjeje nga ky vorr! Por përveç asaj, vazhdimisht edhe jam poshtnue me akuza tinza nga qifti i tij, sepse kam refuzue me i dhanë ryshfet për monument të pavarësisë.

Në atë periudhë, ÇDO shërbim e prodhim që kishte të bëjë me shpalljen e pavarësisë, GJITHKUSH e pat shitë me çmim 2-3 fish më të shtrenjtë, sepse e dinin se qeveria kishte fonde. Na kanë rrjepë me çdo gjë që e kemi ble për manifestim!

Me aludue që unë kam vjedhë, more veç me i shkue mendja dikujt, në monumentin e pavarësisë, kur vetëm unë kam humbë derisa KREJT tjerët kanë përfitue me nga dhjeta mija euro nga krejt manifestimi, është tentimi më i lodhët në histori për me më barazue MUE me turli qyrri!

Kallxo pikë kom-it duhet me i ARDHË MARRE që i merr fjalët e një qyrri si ky për bazë, edhe më shqetëson me një idiotësi si kjo pas 15 vjetësh. Edhe ma kurrë mos me çoni emaila me ultimatuma! Sen borxh nuk ju kam.

Botone krejt tash, fjalë për fjalë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img