2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova mund të bie nën 1 milion banorë”, statistikat e fundit për emigrimin alarmojnë vendin

Ikja e kosovarëve nga vendi është kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të të dhënave të fundit nga ASK’ja dhe Eurostat’i. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 42 mijë qytetarë e kanë braktisur vjet Kosovën. Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka thënë se ky trend i ikjeve pritet të vazhdojë edhe viteve të ardhshme. Sipas tij, Kosova mund të bie nën 1 milion banorë në mandatin e Kurtit, shkruan Express.

Situatën për të cilën më parë kritikonte e fajësonte partitë që ishin në pushtet, tash po e ndjen në lëkurën e tij edhe vetë kryeministri Albin Kurti. Në një fjalim që e kishte mbajtur në Kuvend sa ishte në opozitë, Kurti thoshte se qytetarët po ikin nga kryeministri e Qeveria.

Kishte përmendur edhe largimin nga vendi të ish-prokurorit Elez Blakajt, për të cilin kishte dhënë premtim se do ta kthente në Kosovë pas ardhjes në pushtet, premtim që ende s’është realizuar.

“Njerëzit ikin nga ky shtet, sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Bakajt, nga kryeministri e Qeveria”, thoshte Kurti. 

Me ikjen e qytetarëve po përballet edhe Qeveria Kurti. Ditë më parë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për “Vlerësimin e Popullsisë për vitin 2021”, ku bëhet e ditur se vetëm vjet janë larguar mbi 42 mijë qytetarë.

Shumica e tyre kanë qenë emigrantë legalë dhe kanë emigruar në vende të Bashkimit Evropian, vende të EFTA’s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.). Por, ka edhe të tjerë që kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi apo Kanada.

Kjo shifër është me e larta në pesë vjetët e fundit, rreth 30 mijë më pak se në vitin 2017. 

“Emigrimi ndërkombëtar- numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera”, thuhet në raportin e ASK’së.

Se popullësia e Kosovës është tkurrur me kalimin e viteve e tregojnë edhe statistikat e Eurostat. 

Sipas këtyre të dhënave, popullsia e Kosovës  është reduktuar me 10.2%, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.

Trendi i ikjes së qytetarëve nga vendi do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme, sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hysenit, i cili ka deklaruar se ka parë edhe projeksione për këtë çështje. 

Hyseni, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova rrezikon të bie nën 1 milion banorë deri në përfundimin e mandatit të kryeministrit Albin Kurti.

“Deri në fund të mandatit të Kurtit, Kosova mund të bie nën 1 milionë banorë”, ka deklaruar Hyseni.

Sipas tij, deri në vitin 2030 Kosova do të ketë 700 mijë banorë.

“E kam parë së fundi në një raport të Bankës Botërore, që deri në vitin 2030 Kosova do të ketë 700 mijë banorë. Nuk e di në bazë të çfarë indikatorësh është ndërtuar ky projeksion. Sot Kosova nuk ka më shumë se 1 milion e 500 mijë banorë që jetojnë këtu. Në regjistrimin e fundit i ka pasur 1 milion e 800 mijë gjithsej. Dhe nëse ne supozojmë se Kosova ka një diasporë 500 mijë, në Zvicër janë 200 mijë më së paku. Në qeveri duhet ta dinë.”, ka thënë Hyseni në T7.

Statistikat e ikjes së qytetarëve i ka cilësuar si alarmante profesori universitar, Blerim Ramosaj. 

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë politika demografike që do të jenë në shërbim të zhvillimit të vendit.

Sipas tij tani nuk janë duke ikur më vetëm pjesa e popullatës që nuk janë të shkolluar, apo nuk kanë një profesion të caktuar, por të diplomuarit etj.

“Është alarmante ikja e trurit, pra po na ik kapitali njerëzor dhe ky proces është i pandalshëm. Ikja e trutit është problem botëror dhe nuk është problem vetëm i Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të stimulojnë bizneset e reja”, ka deklaruar Ramosaj.

Ramosaj rekomandoi se shteti duhet të stimulojë edhe me forma të reja bizneset në Kosovë dhe duhet të bëhet një plan pesë vjeçar. Sipas tij ikja e qytetarëve vjen nga shumë faktor.

Ai tha se edhe bizneset në Kosovë duhet të mendojnë për punëtorët e tyre, pasi që si rezulzat i punëtorëve kanë rritur kapitalin e tyre.

“Duhet të punohet edhe për punëtorët që të kenë përfitime në karrierë, pasi që dukuritë negative ndikojnë tek ikja e trurit”, ka thënë Ramosaj./Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img