Ministrja e Mbrojtjes në Holandë, Kajsa Ollongren, në emër të shtetit të saj ka kërkuar falje për dështimin e ofrimit të sigurisë në Srebrenicë, 27 vite më parë.
Holanda ishte përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar siguri.
Disa ushtarë holandezë ishin marrë peng nga paramilitarët serbë. Holanda është akuzuar vazhdimisht që ka dështuar në misionin për ofrimin e sigurisë.
“Komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofrojë mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës. Dhe si pjesë e atij komuniteti, qeveria holandeze ndan përgjegjësinë politike për situatën në të cilën ndodhi ai dështim. Për këtë ne ofrojmë faljen tonë më të thellë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Mbi 8 mijë burra myslimanë ishin masakruar brenda dy pak dite në korrikun e vitit 1995.
Konsiderohet si gjenocidi më i madh pas luftës së dytë botërore.