2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Depërtimi i interesit serb në Mal të Zi”, Berisha: Malazezët po mbrohen prej Kryeministrit shqiptar

Anton Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi, ku partia e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq, ka tërhequr mbështetjen për qeverinë e pakicës të udhëhequr nga Dritan Abazoviq. Shkak i këtij veprimi nga Gjukanoviq, ka qenë marrëveshja e nënshkruar nga Abazoviq me Kishën serbe. 

Berisha thotë se tri kryeministrat shqiptarë, direkt dhe indirekt, po kontribojnë për interesat serbe. Ai shton se lëvizja e Gjukanoviq ishte në mbrojtje të malazezëve në shtetin e tyre.

“Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazeztë në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “ marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.” Dhe, po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe”, shkruan ai. 

Tutje ai thotë se malazezët po mbrohen prej kryeministrit shqiptar.   

“Malazeztë kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë”, shton ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img