Gjoni Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, ishte së fundmi i ftuar në “A live night”.
Ai ka folur për jetën e tij personale e profesionale.
Këngëtari me origjinë nga Suhareka ka treguar se ishte i bullizuar kur ka konkurruar te “Albania’s Got Talent”.
“Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkruan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë, kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur”, u shpreh ai.
“Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar”, vazhdoi më tej Gjoni.
Artisti ka kohë që jeton dhe vepron në Zvicër, shtet të cilin e përfaqësoi në Eurovision vitin e kaluar.