Më 13 korrik Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do takohet me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Takimi bëhet i ditur nga zyra e shtypit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Pak ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi vizitën mes sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ku siç tha do të diskutohet lidhur me bazën e re të NATO-s në portin e Durrësit.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët më 1 korrik Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit që do të ketë një vlerë të madhe strategjike për Shqipërinë.
“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e Durrësit, që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, u shpreh Rama disa ditë më parë.