8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: 2 milionë euro për Preshevën nuk u transferuan nga qeveria e Kosovës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur në lidhje me 2 milionë eurot që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për Preshevën.

Ai në një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova u shpreh se ato para ende nuk janë transferuar.

“Kisha dashur ta di edhe unë se ku është problemi që ne në muajin e shtatë ende nuk i kemi të transferuara mjetet e parapara me buxhetin e Kosovës për Luginën e Preshevës.”

Tutje, ai u shpreh se është i befasuar që ende nuk ka ndodhur transferimi i këtyre mjeteve.

“Ne kemi qenë shumë falenderues për ndihmën që Qeveria e Kosovës e ka paraparë për 2022 dhe që i ka ndarë mjetet nga buxheti i tyre, por ende nuk janë transferuar. Unë jam i befasuar nga kjo gjë”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img